Greqia mbyll qiellin për Rusinë, dërgon armë dhe ndihma në Ukrainë

28/02/2022 12:11

Pas vendimit të BE për mbylljen e hapësirës ajrore ndaj Federatës Ruse, me një direktivë ajrore (notam) mëngjesin e së hënës lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil edhe Greqia ka ndaluar fluturimet për të gjithë avionët rusë në hapësirën e saj ajrore.

Sipas këtij vendimi ndalohet të ulen, të ngrihen, të hyjnë apo edhe kalojnë përmes hapësirës ajrore kombëtare të Greqisë, avionë në pronësi të Rusisë, ata te kompanive ruse apo qe kontrollohen nga Rusia,duke përfshirë edhe avionët privatë,

Njoftimi që do të ketë një kohëzgjatje prej tre muajsh përjashton fluturimet me interes humanitar, fluturimet spitalore dhe fluturimet për qëllime kërkimi dhe shpëtimi me miratimin e qeverisë greke, si dhe të gjitha fluturimet e avionëve qe ka ne deklaruar situate emergjente.

Mesditën e së dielës gjithashtu pas një vendimi që ka marrë kryeministri Kyriakos Mitsotakis, duke iu përgjigjur kërkesës së Ukrainës dhe në konsultim me partnerët dhe aleatët, Greqia dërgoi pajisje mbrojtëse ushtarake me dy avione C130 që u nisen nga Elevsina me destinanvion Polonine në kufi me Ukrainën te cilat perfshijne municione, kallashnikove dhe  raketahedhëse.

Giorgos Hardalias, Zv/Ministër i Mbrojtjes i Greqisë: Që në fillim të pushtimit rus, Greqia me aleatët e saj ngriten zërin kundër shkeljes flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ne mbështesim Ukrainën me çdo mënyrë.

Disa ore më vonë nga aeroporti Eleftherios Venizelos janë dërguar me avionë civile ndihma të konsiderueshme humanitare, barna, pajisje mjekësore dhe ushqime.

Ndërsa vazhdojnë në Athinë e Selanik protesta paqësore nga ukrainas apo dhe qytetarë grekë kundër pushtimit rus, zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke, disa orë pasi ky institucion ka thirrur ambasadorin rus dhe i ka dorëzuar notë proteste, e ka quajtur përsëri krejtësisht e papranueshme, deklaratën e publikuar në faqen zyrtare te ambasadës ruse që adresohet me një mënyrë arrogante verbale kundër Greqisë.

Qeveria greke ka dënuar sulmet e forcave ruse në zonën e Mariupolit në Ukrainën lindore duke  i quajtur përgjegjëse për vdekjen e shkaktuar nga bombardimet të dhjetë grekëve.

Top Channel