“Çaloi” te Reali, Chelsea përgatit ofertën për rikthimin e Hazard

28/02/2022 14:03

Chelsea dëshiron që të rikthejë Eden Hazard në Londër në fund të këtij sezoni dhe për këtë gjë është vënë në lëvizje.

Mediat britanike raportojnë se “blutë” po përgatisin një ofertë shumë tunduese për të bindur Real Madridin që të shesë belgun. Sulmuesi kaloi periudhën e tij më të mirë te Chelsea, ndërsa të njëjtën ecuri nuk e pati në Madrid.

Që nga mbërritja te “Los Blancos” në vitin 2019, Hazard ka realizuar vetëm 6 gola dhe ka dhënë 10 asistime në 65 paraqitje me fanellën e Realit, për shkak të vuajtjeve nga dëmtimet që e kanë penalizuar dhe kanë bërë që Hazard të kishte performancë të luhatshme.

Duke marrë parasysh që lojtari rezultoi zhgënjyes për ekipin spanjoll, nuk do të ishte habi nëse madrilenët pranojnë shitjen e sulmuesit.

Top Channel