15/12 14:42
Prej rreth 60 vitesh Josif Muça punon me dru, pajisje të kuzhinës, vegla pune, objekte zbukuruese etj.
Gjithnjë e më rrallë në rrugët e Elbasanit të ze syri zanatçinj si Josifi i cili edhe pse 80 vjeç nuk i ndahet pasionit për zdrukthtarinë.
Edhe pse në pension prej shumë vitesh tashmë, ky profesion dhe pasion Josifin e ka mbajtur gjallë. Ai thotë se pajisjet e drurit preferohen sidomos nga të huajt.
Në kohën që na ka zaptuar plastika, Josifi thotë se pajisjet e drurit janë të pastra dhe jo të dëmshme, ndërkohë që me keqardhje vëren se zanatçinjtë po zhduken dhe shumë shpejt vendi do të ketë nevojë për punëtorë të rinj.
Top Channel