Video/ Kharkiv- Automjeteve ruse u mbaron karburanti, i shtynë ushtarët

27/02/2022 10:51

Një kamera ka kapur momentin kur një automjeti rus i mbaron karburanti dhe janë ushtarët ata që detyrohen ta shtyjnë.

Pamjet vijnë nga qyteti i Kharkiv, ku mëngjesin e sotëm luftimet janë ashpërsuar tej mase.

Kharkiv, me një popullsi prej rreth 1.4 milion njerëz, ndodhet më pak se 20 milje (32 kilometra) në jug të kufirit rus dhe iu afrua nga forcat ruse menjëherë pasi pushtimi filloi të enjten.

Forcat ukrainase kanë arritur të pengojnë trupat ruse nga hyrja në qytet për tre ditët e fundit, por Synehubov tha se kjo tani ka ndryshuar, me luftimet që po zhvillohen në zemër të qytetit.

Top Channel