Sulmohet Bjellorusia, sistemi hekurudhor në kolaps

27/02/2022 16:54

Bjellorusia është vënë në shërbim të presidentit Vladimir Putin, që ka urdhëruar sulmin ndaj Ukrainës.

Ky veprim ka bërë që presidentit bjellorus Alexander Lukashenko të ndëshkohet.

Lufta sot nuk bëhet vetëm përmes armëve. Një grup hakerësh bjellorusë kanë sulmuar të gjithë rrjetin hekurudhor në Bjellorusi duke e paralizuar tërësisht.

Sipas medies bjloruse, të cilës i referohet Top Channel, ky grup hakerësh kërkon tërheqjen e trupave ruse të stacionuara në Bjellorusi. Po ashtu ata kërkojnë tërheqjen e çdo lloj formacioni ushtarak bjellorus në goditjen e Ukrainës.

Disa orë më parë, presidenti pro rus Lukashenko deklaroi se do të çonte trupa ushtarake në ndihmë të Rusisë, në pushtimin e Ukrainës.

Top Channel