Nga Krasnodari në Kharkiv/ Lufta merr jetë civile ndërsa shtyhen bisedimet për paqe, dy fëmijë vriten pas sulmit me dron në një çerdhe 24/08 07:47
Organizata Botërore e Shëndetësisë është shqetësuar për furnizimet me oksigjen medicinal në Ukrainë, duke paralajmëruar se shumica e spitaleve mund t’i mbarojnë rezervat brenda 24 orëve.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus kërkoi furnizim me oksigjen nga vendet e tjera, për ta transportuar në Ukrainë përmes Polonisë .
“Kamionët nuk janë në gjendje të transportojnë furnizime me oksigjen nga fabrikat në spitalet në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin, Kiev. Shumica e spitaleve mund të shterojnë rezervat e tyre të oksigjenit brenda 24 orëve të ardhshme. Disa tashmë kanë mbaruar. Kjo vë në rrezik mijëra jetë.”
Top Channel