Luftë dhe shpresë! 6 foshnje lindin nën zhurmën e bombardimeve ruse në Ukrainë

27/02/2022 12:54

Gjashtë foshnje kanë ardhur në jetë këtë të diel në Ukrainë, si shenjë shprese, edhe pse i gjithë vendi është nën zhurmën e bombardimeve ruse.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ruse, foshnjet kanë lindur nëpër strehime dhe jo në maternitet si zakonisht. Dy binjakë kanë lindur nën zhurmën e sirenave ruse, ndërsa një vajzë lindi gjatë një alarmi për sulm arjor në Ivano-Frankivsk. Dy djem te tjerë dhe nje vajzë lindën në Kiev dhe Kherson, një foshnje brenda një stacioni metroje dhe të tjerët në strehimoret e materniteteve.

Mjekët tanë janë jashtëzakonisht krenarë! Ju, së bashku me ushtrinë, forcat e sigurisë dhe shpëtimtarët, po mbaheni jashtëzakonisht fort!” tha ministri i Shëndetësisë Viktor Liashko.

Top Channel