Greqia i ka ardhur në ndihmë Ukrainës në ditën e kaërt të luftës, duke dërguar ndihma ushtarake dhe materiale shëndetësore.

Lajmi është bërë më dije nga kryeministri grek, Kyqiakos Mitsotakis, i cili urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes të nisë me urgjencë në drejtim të Polonisë dy avionë c-130 me materiale mbrojtëse për ushtrinë ukrainase.

Meterialet pritet të mbërrijnë në Poloni gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, dhe prej andej do t’i dorëzohen në një kalim të sigurtë kufitar palës ukrainase.

Mësohet se mes materialeve që do të dërgohen janë armë automatike Ak47 (kallashnikovë) dhe një sasi e madhe fishekësh, si dhe pajisje ndërlidhje, kundra tanke dhe granatahedhës.

Materialet ushtarake janë pjesë e sasive të armëve që dërgoheshin për luftëtarët e Isis, të sekuestruara prej rojes bregdetare greke në aksionet e përbashkëta me palën amerikane gjatë luftës së libisë dhe janë prodhim ukrainas.

Veç armëve, në Ukrainë do të dërgohen edhe pajisje mjekësore dhe barna si dhe ndihmë logjistike. Në vazhdim avionët do të bëjnë evakuimin e një pjese të stafit diplomatik grek që ndodhej në Kiev si dhe të qytetarëve greke që aktualisht kanë mundur të kalojnë kufirin dhe tani ndodhen në Poloni.

Më herët kryeministri grek pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas dhe kërkoi ndalim e menjëherëshëm të sulmit rus kundër Ukrainës. Mitsotakis dënoi ashpër edhe vrasjen gjatë borbadimeve ruse të së shtunës, të 10 qytetarëve ukrainas me orgjinë greke në provincën e Mariupolit.

E trembur se zhvillimet në Ukrainë dhe aneksimi i territoreve të këtij vendi prej Rusisë mund të krijojnë një zinxhir reagimesh e të rindezin konflikte dhjetëra vjeçarë në rajonin e ballkanit, Athina është një prej vendeve me qëndrimin më të ashpër ndaj Rusisë, madje Greqia ka kërkuar të merren masa tepër të ashpra kundët Rusisë si prej Bashkimit Europian, ashtu edhe nga Nato.

Top Channel