Fotot/ Tre ushtarë 18 vjeçarë ukrainas humbin jetën në frontin e luftës

27/02/2022 14:21

Ata i bashkonte lufta për të ndalur okupimin rus të atdheut te tyre.

I bashkonte mosha. Vetëm 18 vjeç. Nuk hezituan t’i bashkoheshin ditë më parë rezistencës anti ruse. Besonin tek liria dhe jo tek të jetuarit nën okupim.

Të tre bashkë humbën jetën në fushbetejë. Ata janë Pavlo Kosheliev, Vitaliy Sapilo, Volodymyr Mazurenko. Fotot e tyre po shpërndahen me shpejtësi në rrjetet sociale ukrainase si simbol i kësaj lufte për liri.

Komenti që shoqëron këto foto është: “Kujtoni këta tre djem të cilët humbën jetët jo vetëm për lirinë e Ukrainës por për të gjithë Europën”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel