
22/02 16:36
Episodi i gjashtë i “Ëndërrtjerrësit” ka në fokus një prej emisioneve të para emblematike të ekranit tonë, “Fiks Fare”.
Prapaskenat e emisionit investigativ më të ndjekur në Shqipëri vijmë me rrëfimet e Filip Cakulit, Denisa Haxhiajt por dhe stafit që punon e ka bashkëpunuar ndër vite me fiks fare.
Që nga gazetarët e parë, e deri tek ata të fundit, drejtues dhe moderatorë tregojnë për të pathënat e skandaleve më të mëdha dhe sekretet e investigimeve të bujshme, në 20 vite “Fiks Fare”… Këto dhe fillimet e tranzicionit nga radio në televizion vijnë sonte në episodin e gjashtë në “Ëndërrtjerrësit”.
Top Channel