Donald Trump kritikon Presidentin Biden: Zoti bekoftë Ukrainën

27/02/2022 22:37

Un jam i vetmi president i shekullit 21 ku nën vëzhgimin tim, Rusia nuk pushtoi asnjë vend. Nën Obamën, Rusia mori Krimenë ndërsa nën Biden Rusia po pushton Ukrainën.

Me këto fjalë ish-presidenti i SHBA-së sulmoi presidentin Joe Biden në një fjalim para republikaneve të shtunën. Por jo vetëm kaq, Trump kritikoi  edhe NATO-n për krizën e Ukrainës.

Ai nuk la gjithashtu pa përmendur shtetet si Kina dhe Irani, ku vuri theksin mbi kërcënimin e Kinës ndaj Tajvanit.

“Kina po kërcënon Tajvanin. Rusia po shkatërron Ukrainën. Ndërsa Irani është në prag të një bombe bërthamore. Ne i dhamë  fund marrëveshjes më të rrezikshme që ekziston ndonjëherë, dhe tani ata duan të kthehen në një marrëveshje bërthamore të Iranit”.

Trump përsëriti pretendimet e tij të rreme për zgjedhjet e vjedhura të vitit  2020, duke theksuar se është një mizori dhe një fyerje që nuk duhej kurrë lejuar të ndodhte.

Top Channel