Vepra e Guri Madhit, në Ankand/ Piktura “Malësori me Llullë” e vitit 1960 del në shitje

26/02/2022 20:09

Ishte periudha kur artisti Guri Madhi sapo ishte kthyer nga studimet dhe krijon artin e tij të çliruar nga kornizat e artit shqiptar tregimtar dhe romantik deri në atë kohë.

Në zonën e veriut të Shqipërisë ai krijon disa tablo me këtë temë. Malësori me Llullë, kjo vepër e vitit 1960 u prezantua në programin Artkand me çmimin fillestar 5000 euro.

Artisti i pëlqente shumë motivet e veriut dhe e argumentonte që pëlqente karakteret, kodet dhe sjelljet e tyre.

Kostumet e bukura dhe tiparet e theksuara. Kjo vepër është ekskluzivisht në artkand nga koleksioni privat i familjes Madhi.

E pasuar nga Elbasani i Andon Lakuriqit, ku sjell rrugën përtej ish studios së tij. Artisti na paraqet melankolinë e vjeshtës së qytetit, nëpërmjet kësaj vepre të vitit 2007, me çmimin fillestar 3000 euro.

Në pjesën e dytë Koco Ristani sjell peizazhin e magjishëm e ftues të Korçës. Plazhi i hekurudhës, i njohur si “Breshka”, në tablonë e Pano Kondos.

Si dhe Qetësisht e përkëdhelur nga ndjesitë e saj, Agonia e Ardit Boriçit.

Top Channel