Pallati në Kiev u godit me dy raketa, dalin pamjet e banorëve duke u evakuuar

26/02/2022 08:46

Një pallat shumëkatësh është goditur me dy raketa në orët e para të mëngjesit në Kiev.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka publikuar pamjet teksa punonjësit e emergjencës bëjnë të mundur evakuimin e banorëve.

Në pamje duket se si disa apartamente janë shkatërruar plotësisht pasi mungojnë muret dhe dritaret duke bërë që të krijohet një gropë në ndërtesë.

Trotuari poshtë ndërtesës është i mbushur me mbeturina. Disa dritare në disa katet e poshtme duken të thyera.

Një foto tregon dy persona nga urgjenca që mbajnë një grua larg vendit të ngjarjes, me punëtorë të tjerë që vrapojnë në sfond.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel