Disa mediat amerikane raportonin një ditë më parë se sulmi i Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë 10 deri në 15 ditë, por presienti francez Emmanuel Macron mendon ndryshe.
Sipas tij, bota duhet të përgatitet për një konflikt të gjatë mes shtetit rus dhe fqinjit të tij jugor.
“Një gjë mund t`ju them: kjo luftë do të zgjasë. Kjo krizë do të zgjasë, kjo luftë do të zgjasë dhe të gjitha krizat që vijnë me të do të kenë pasoja. Duhet të jemi të përgatitur”, tha Macron.
Sipas Macron, Vladimir Putin, ka vendosur “në mënyrë të njëanshme” të rikthejë luftën në Europë. Presidenti rus e dha urdhrin e sulmit orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit.
Ai u shpreh se kishte autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, kërcënimin serioz nga Ukraina dhe cmilitarizimin e vendit.
Macron u përpoq të ndërmjetësonte për shmangien e konfliktit, dhe për këtë qëllim udhëtoi vetë drejt Moskës, ku shefi i Kremlinit e priti ftohtë.
Top Channel