Një nga figurat simbol të rezistencës ukrainase Julia Timoshenke është shfaqur me automatik në dorë duke mos preferuar të largohet nga atdheu i saj në këto tre ditë të vështira për shkak të pushtimit rus.
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Timoshenko së bashku me bashkëpunëtorët e saj, të gjithë të pajisur me armë dhe municione, janë fotografuar në një nga rrugët e Kievit, duke dëshmuar se janë të gatshëm për t’u përballur me forcë me agresionin rus.
Në ditën e tretë të pushtimit të Ukrainës, forcat ruse vazhdojnë sulmin për të marrë kontrollin e Kievit.
Sulmet janë ndeshur me rezistencë të fortë nga ushtria e Ukrainës e cila ka arritur që t’i zmbrapsë forcat rese në disa raste.
Kievi po sulmohet nga çdo anë ndërsa ende nuk ka shifra për numrin e ushtarëve rus të vrarë.
Deri tani raportohet se 198 ukrainas, përfshirë tre fëmijë janë vrarë që prej nisjes së luftës.
Top Channel