Forumi i kryebashkiakëve të Mesdheut/ Dritan Leli takohet me ish-kryeministrin italian Romano Prodi

26/02/2022 13:33

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është takuar me ish-kryeministrin italian Romano Prodi në Forumin e Kryetarëve të Bashkive të Mesdheut, duke theksuar se ai vijon t’i mëshojë qëndrimit të tij se vetëm bashkëpunimi, në të gjitha nivelet, mund ta bëjë zhvillimin të qëndrueshëm.

Një lajm i tillë u konfirmua nga vetë kryebashkiaku i Vlorës përmes një shënimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, duke shkruar se kanë kaluar dy dekada që kur Prodi u shpall Qytetar Nderi i Vlorës, dhe sipas tij pyetjet që bëri për zhvillimin e qytetit bregdetar ishin disa.

Bashkë me qëllimin e tij për të përforcuar idenë se bashkëveprimi kulturor është mjeti për të përmirësuar jetën ekonomike e sociale të vendeve, më premtoi se do të rikthehet shumë shpejt në Vlorë”, citohet nga mesazhi i Lelit.

Romano Prodi ka qenë 2 herë kryeministri i Italisë, por më e rëndësishmja ka qenë Presidenti i Komisionit Europian, një nga figurat kryesore në BE dhe një person me influencë edhe në Shqipëri duke filluar nga viti 1997 ku ai vizitoi Vlorën në një moment kritik të shtetit Shqiptar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA