Policia e Këlcyrës njofton se ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

Shtetasi E. P., 24 vjeç, banues në Këlcyrë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 02.02.2022, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, Shërbimet e Postës së Policisë së Këlcyrës mundësuan kapjen dhe arrestimin e 24-vjeçarit.

Sipas policisë, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, tashmë të arrestuar, kanë mashtruar një shtetas tjetër nga Elbasani, duke i kërkuar një shumë parash si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë përsipër çështjen për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA