Numri i personave që po diagnostikohen me Diabet në të gjithë botën po rritet në mënyrë dramatike.
Gjëja e parë që njerëzit mendojnë kur dëgjojnë të flitet për nivelin e lartë të sheqerit në gjak është Diabeti, një sëmundje kjo e rrezikshme dhe mjaft serioze. Por shumë kohë përpara se një person të diagnostikohet me Diabet, trupi i tij fillon të shfaqë disa shenja që tregojnë se niveli i sheqerit në trup është më i lartë se ç’duhet.
Këto shenja tregojnë se ndërkohë problemet me Diabetin mund të kenë filluar. Prediabeti ose Diabeti i fshehtë është një gjendjë mjekësorë qe ndeshet në persona të cilët kanë nivele më të larta të glukozës apo të sheqerit në gjak, krahasuar me normën, por jo aq te rrituara sa të klasifikohen si Diabet. Prediabeti është një diagnozë që nuk ka shenja klinike të mirëfillta, prandaj për ta ditur nëse kemi apo jo prediabet mjafton të matim nivelin e glukozës në gjak.
A e dini se cilët persona rrezikojnë të zhvillojnë një Diabet në fshehtësi dhe pa e kuptuar?
Sit ë kuptojmë që mund të kemi Prediabet?
Në emisionin e sotëm në “Hipokrati”, i jepen përgjigje për shumë pikëpyetjeve që ngrihen rreth kësaj sëmundjeje kronike.
Për personat që tashmë janë diagnostikuar me prediabet, trajtimi “magjik” që ul rrezikun dhe mundësinë për të zhvilluar diabet në të ardhmen është modifikimi i stilit të jetesës dhe të ushqyerjes.
Sa duhet të jenë vlerat e sheqerit në gjak për t’u konsideruar Prediabetikë?
Rëndësia e kontrollit rutinor të vlerës së sheqerit në gjak!
Si mund ta kontrollojmë Prediabetin që të mos kthehet në Diabet të tipit 2?
Gjithçka në Hipokrati
Sonte, ora 16.40!
Top Channel!
Top Channel