Charlize Theron kërkonte mbrojtje në sheshxhirim nga kolegu ‘agresiv’ Tom Hardy (fotot)

26/02/2022 21:45

Aktorët Charlize Theron e Tom Hardy kanë pasur një marrëdhënie eksplozive gjatë xhirimeve të filmit legjendar të aksionit “Mad Max: Fury Road” e cila shpesh degradonte në ulërima e të shara që habisnin drejtuesit dhe kastin e produksionit.

Në një dokuemtar të ri tregohet sesi marrëdhënia e tyre e punës  funksiononte me të shara nga më të pistat, ku Theron ofendonte Hardy me të gjithë fjalorin e gjindshëm kur e linte të priste, bashke me kastin në sheshxhirim.

Pohimet bëhen nga gazetari i ‘New York Times’, Kyle Buchanan në librin e ri të titulluar “Historia e Egër dhe e vërtetë e filmit Mad Max: Fury Road.

Në disa pjesë të tij të publikura nga revista Vanity Fair, produksioni tregon sesi Theron, tashmë 46 vjeçare, mbante gjithnjë një producente femër si mbrojtje ndaj Hardy.

Hardy luante rolit e pesonazhit titullar, i cili në tre seritë e para të fillmit luhej nga Mel Gibson. Kurse Theron ishte luftëtarja e re ‘Imperator Furiosa’, një prej ish-komandateve të perandorit të negativ Immortan Joe (i luajtur nga Hugh Keays-Byrne) e cila më pas kthehet kundër shefit të saj dhe bashkohet me Max.

Aktorja dublante Natascha Hopkins, tregon në libër sesi Theron nuk preferonte të humbiste kohë në sheshxhirim, pasi ishte gjithashtu një nënë dhe duhet të ndante kohën me fëmijën.

Por operatori Mark Goellnicht kujtonte sesi Hardy vinte shpesh me vonesë në xhirime, prandaj Theron në prej rasteve e priti kolegun më shumë se dy orë në vendin e xhirimit, megjithë kostumin dhe grimin e skenës filmike.

Theron ne Fury Road

“Aty ajo ia zbrazi të gjitha, ishte nervozuar shumë duke pritur të niste xhirimi dhe ofendimet ndaj Hardy vinin nga të gjitha llojet. Dhe në fakt kishte të drejtë. Ishte pak në distancë dhe frynte erë në sheshxhirim — por ai i dëgjoi shumicën e të sharave”.

Kameramani thotë se Hardy u bë agresiv dhe iu afrua koleges duke i thënë: “Çfarë më the, edhe një herë?”

Prej kësaj here Theron kërkoi një njeri për mbrojtje në sheshxhirim. “Kërkova një producente femër në mënyrë që të barazohej pesha njëfarësoj, sepse nuk ndjehesha e sigurtë”, thotë Theron.

Por gjithsesi aktorja shton se në sheshxhirim ndjehej përsëri ‘e zhveshur dhe e vetmuar’ pasi producentja Denise Di Novi duhet të shkonte në zyrë dhe nuk mund të qëndronte në sheshxhirim, sipas urdhrave të producentit  Doug Mitchell.

Skenaristja Kelly Marcel tregon se sherret mes aktorëve bëheshin shumë intensive edhe pse ishin gjithë ditën me njëri-tjetrin  dhe te kthyer tashme në njëfarë ‘anëtarësh të një familjeje’.

Tom Hardy ne Fury Road

Ajo tregon se Hardy ishte njeri shumë fizik dhe gjithmonë tentonte të provonte gjëra të reja me aktrimin e tij, kurse Theron ishte ‘e saktë, cerebrale dhe konsistente me menyrën e qasjes ndaj një personazhi.’

Vetë Hardy thotë se presioni nganjëherë ishte i padurueshëm.

“Ndoshta ajo kishte nevojë për një koleg roli më me eksperiencë, gjëra si këto nuk mund t’i bësh me gënjeshtra, duke u hequr. Preferoj të besoj se tashmë jamë më i vjetër dhe më i shëmtuar, do të më pëlqente kjo”, thotë ai.

Edhe Goellnicht thotë se deri në fund të xhirimeve Hardy “ishte bërë një tjetër person” dhe më pas u miqësuan me Theron në fazat e fundit të produksionit.

Megjithse dikur Hardy tha se kërkonte më shumë episode të personazhit të tij Mad Max, nuk dihet nëse po punohet për këto filma.

FOTO GALERI
6/7
Theron kërkoi një njeri për mbrojtje në sheshxhirim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA