Zgjedhjet lokale në Libi, një shpresë e vakët rikthimi në ‘demokraci’ për banorët (fotot)
16/11 19:28
150 helikopterë transporti dhe qindra trupa ushtarake tokësore janë vendosur në Bjellorusi, rreth 32 km larg kufirit me Ukrainën.
Lajmi është raportuar nga “Reuters”, e cila publikoi disa pamje satelitore të kompanisë Maxar Technologies.
Referuar pamjeve të publikuara tregohet se mbi 90 helikopterë ishin vendosur pranë qytetit bjellorus Chojniki, me një shtrirje prej 8 km. Imazhet zbuluan gjithashtu një prani të madhe të trupave ushtarake, qindra automjete të vendosura në rresht në disa fusha.
Megjithatë, “Reuters” sqaron se pamjet e publikuara nga kompania Maxar Technologies, e cila për javë të tëra ka gjurmuar grumbullimin e forcave ruse, nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Top Channel