VideoLajm/ Trupat ruse afrohen në periferi të Kievit

25/02/2022 16:32

Trupat ruse kanë mbërritur në afërsi të Kherson në periferi të Kievit, aty ku më parë u raportua për një disfatë njerëzore nga të dyja palët.

Raportimet e mediave ndërkombëtare thonë se Rusia ka pasur sukses në agresionin e saj nga jugu i Ukrainës, për shkak të bazës dhe ndërlidhjes me Krimenë.

Raportimet nga qyteti Kherson shfaqin një kolonë ruse të artilerisë që është neutralizuar nga ushtarët ukrainas.

Mes tyre gjenden automjete me shenjën “V” që do të thotë forcat ruse po sulmojnë nga Kievi dhe “Z”që do të thotë se ata po sulmojnë nga Krimea.

Ndërsa një video tjetër konfirmon eleminimin e gjithë kolonës së ushtrisë ukrainase.

Ka trupa të djegur, shkruan gazetari i “BILD” Julian Ropcke, dhe të mbijetuarit janë ekzekutuar me të shtëna në kokë.

Një ekip i CNN-it vizitoi një urë që kalon nga zonat e kontrolluara nga Rusia në Kherson, në Ukrainën Jugore.

Rreth saj kishte pasur luftime dhe u dëshmuan katër kratere të mëdha të predhave, 10 automjete të blinduara ukrainase të hedhura në erë dhe disa të vdekur, por ukrainasit duket se ishin në gjendje t’i largonin.

Top Channel