Rusët nuk janë dakord me veprimet e Presidentit Vladimir Putin, që një ditë më parë urdhëroi sulmin ndaj Ukrainës.
Ata kanë kërkuar falje, në shenjë proteste për nismën e liderit të tyre.
Tanket ruse u filmuan sot duke hyrë në veri të Kievit. Banorëve në zonë iu kërkua të krijojnë vetë bomba Motolovë e t’i përdorin për të neutralizuar armikun. Strategjia e forcave ruse duket ka qenë një sulm në të gjitha frontet teksa tentuan një goditje rrufe në Ukrainë.
Objektivi i Putinit besohet të jetë kapja e Kievit dhe rrëzimi i Presidentit Volodymyr Zelenskyy, në mënyrë që të instalojë atje një regjim kukull, të bindur ndaj Moskës. Megjithatë, forcat ukrainase duket se kanë luftuar ashpër – duke zmbrapsur një numër sulmesh të forcave armike.
Pikëpyetje të mëdha rrethojnë saktësinë e shifrave të ofruara nga Kievi zyrtar, megjithatë shërbimet britanike të inteligjencës thonë se Rusia ka pësuar humbje vërtet. Sipas sekretarit britanik të mbrojtjes, Kremlini “nuk i ka marrë dot deri tani objektivat e tij më kryesorë” pasi u përball me një rezistencë shumë më të ashpër nga sa pritej.
Top Channel