Thirrja e Putin për ushtrinë ukrainase: Merrni pushtetin në duart tuaja

25/02/2022 16:29

Vladimir Putin, i është drejtuar Këshillit të Sigurimit Rus dhe në mënyrë indirekte ushtrisë ukrainase që të dalin kundër qeverisë së tyre.

Ai thotë se të “neo-nazistët” kanë vendosur armatim të rëndë duke përfshirë sisteme të shumta lëshimi raketash në qytete, duke përfshirë Kievin dhe Kharkivin.

“Neo-nazistët” përdoret rregullisht nga Presidenti Putin për të tallur qeverinë ukrainase.

Putin thotë: “Ata po veprojnë si terroristë në mbarë botën, duke u mbrojtur pas njerëzve në mënyrë që të akuzojnë Rusinë se ka shkaktuar viktima. Dihet me siguri që e gjithë kjo po ndodh me rekomandime të konsulentëve të huaj, mbi të gjitha këshilltarëve amerikanë.”

Më pas ai u drejtohet forcave ukrainase duke thënë: “Po ju drejtohem edhe një herë ushtarakëve të forcave të armatosura ukrainase: mos lejoni neo-nazistët të përdorin fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe të moshuarit si mburojë njerëzore. Merrni pushtetin në duart tuaja. Duket se ju dhe ne do ta kemi më të lehtë të arrijmë një marrëveshje sesa me atë bandë të neo-nazistëve në Kiev.”

Top Channel