18 drejtues mjetesh janë gjobitur këtë të premte në Vlorë, pasi janë kapur në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia njofton se për xhama të errësuar apo të riveshur, për drejtuesit e automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për subjektet që nuk përdorin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetet, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, garave të shpejtësisë di dhe paraakalimeve të gabuara janë ndëshkuar me gjobë nga 7.000 deri në 15.000 lekë 18 drejtues mjetesh.
Kontrollet janë përqëndruar edhe tek drejtuesit e motomjeteve për kaskën mbrojtëse ku janë ndëshkuar 6 drejtues motomjetesh me masë administrative gjobë 6.000 lekë secili.
Top Channel