Spektakël në ajër! MiG-29 ukrainas shkatërron avionin rus

25/02/2022 17:45

Ukraina po i bën rezistencë pushtimit rus, dhe këtë, zyrtarët ukrainas po përpiqen ta nxjerrin edhe më shumë në pah në çdo mënyrë të mundshme.

Në faqen zyrtare të ministrisë ukrainase të mbrojtjes në Twitter, është publikuar një video e cila tregon momentin kur një avion rus “Su-35” goditet dhe rrëzohet nga një Mig-29.

OKB sakaq thotë se po përgatitet për deri në 4 milionë refugjatë të larguar nga Ukraina, nëse sulmi rus vazhdon të përshkallëzohet. Që prej fillimit të pushtimit në 14 shkurt, të paktën 100 mijë vetë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë. Një pjesë e mirë, janë nisur drejt vendeve fqinjë Moldavi, Rumani dhe Poloni. Zëdhënësja e Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Shabia Mantoo, deklaroi se ky institucion është i gatshëm të ofrojë ndihmë për ukrainasit që largohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA