Gjykata e rrethit gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” dy mujor 19-vjeçarit Andi Diva.
Ditën e hënë, Andi Diva u përfshi në sherrin e ndodhur në Mamurras ku mbetën të plagosur Gentian Diva dhe Alban Skonja.
Ndërkohë u zhvillua edhe gjyqi për Devis Lleshaj, i arrestuar si i përfshirë në ngjarje, por gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në mungesë provash që e përfshijnë në ngjarje.
Çfarë ndodhi
Në deklaratën që dha në komisariatin e Lezhës, Andi Diva tha se konflikti me Kastriot Lleshaj ka ndodhur për shkak të një vajze.
Sipas burimeve, Andi Diva ka deklaruar se e dashura e tij është ngacmuar nga Kastriot Lleshaj dhe ka kërkuar ndihmën e kushëririt dhe shokut të tij për tu sqaruar me këtë të fundit.
Debati ka degraduar në përdorimin e armëve ku mbetën të plagosur Gentian Diva dhe Alban Skonja ndërkohë është shpallur në kërkim Kastriot Lleshaj i i dyshuar për plagosjen e tyre.
Top Channel