Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur se NATO nuk ka treguar vendosmërinë e nevojshme për situatën e krijuar në Ukrainë dhe se qëndrimi i Perëndimit ndaj saj nuk është aspak miqësor.
“Perëndimi, BE dhe NATO nuk kanë treguar vendosmëri ndaj Ukrainës. Të gjithë i japin këshilla. Qëndrimi i Perëndimit ndaj Ukrainës nuk mund të konsiderohet miqësi apo solidaritet”, u tha presidenti gazetarëve në Stamboll.
Ai vuri në dukje se “këshillat nuk ndikojnë në zgjidhjen e situatës”.
“Ne po flasim me partnerët tanë, duke pyetur se çfarë ka bërë, po bën ose do të bëjë Evropa veç këshillave boshe. Asgjë. Asgjë nuk mund të ndryshohet në këtë mënyrë. Ne do të diskutojmë se çfarë mund të bëhet në samitin e sotëm të NATO-s”, tha Erdogan.
Ai shprehu bindjen se pas Samitit të Aleancës do të merren vendime konkrete.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten në mëngjes se kishte vendosur të kryente një operacion të posaçëm ushtarak në përgjigje të një thirrjeje nga udhëheqësit e republikave separatiste të Donbasit.
Udhëheqësi rus theksoi se planet e Moskës nuk përfshijnë pushtimin e territoreve të Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ushtria ruse nuk po godet qytetet e Ukrainës apo popullsinë civile, por vetëm infrastrukturën ushtarake.
Top Channel