Plasin protestat në Rusi kundër luftës në Ukrainë: Arrestohen dhjetëra vetë!

25/02/2022 12:12

Nga Moska në Shën Petërburg, protesta kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të Rusisë kundër ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Protestuesit hodhën parulla kundër luftës dhe kundër presidentit Vladimir Putin, por u përballën me dhunën policore. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut OVD-Info, më shumë se 1,450 protestues në 51 qytete në të gjithë vendin janë arrestuar nga autoritetet ruse.

Nuk vonoi shumë, dhe protesta të ngjashme u mbajtën edhe në pjesë të tjera të botës. Demonstruesit përcollën masivisht mbështetjen e tyre për Ukrainën në Paris, Londër, New York e Washington e deri në Kili.

Moska njohu zyrtarisht rajonet Donjesk dhe Luhansk në Ukrainën lindore si shtete të pavarura në fillim të kësaj jave, duke pasuar me një operacion ushtarak herët të enjten. Presidenti Vladimir Putin nxorri pretendimin se synon të mbrojë njerëzit që “i nënshtrohen genocidit” nga Kievi dhe “çmilitarizimin” e Ukrainës, ndërsa i bëri thirrje ushtrisë ukrainase që të hedhë armët, megjithatë forcat e tij kanë ndeshur në rezistencën e trupave të Kievit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA