Pjesa më e madhe e forcave ruse janë rreth 50 km larg qendrës së Kievit

25/02/2022 17:05

Pjesa më e madhe e forcave ruse po shkojnë drejt Kievit dhe janë rreth 50 km larg qendrës së qytetit.

Më anë të një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se automjetet e blinduara ruse kanë hapur një rrugë të re dhe po ecin drejt kryeqytetit, pasi nuk kanë qenë të suksesshme në kapjen e Chernihiv, një qytet në veri të Ukrainës.

Gjithashtu thotë se zyrtarët do të vazhdojnë të monitorojnë raportet e “përplasjeve sporadike” midis trupave ruse dhe ukrainasve në periferitë veriore të kryeqytetit.

Top Channel