Paniku nga lufta në Ukrainë, qytetarët marrin nga një çantë dhe shkojnë në Poloni

25/02/2022 16:49

Teksa vijon lufta në Ukrainë, qytetarët duket se po kalojnë me këmbë kufirin për të shkuar në Poloni. Një pjesë e tyre duket se mbajnë në duar vetëm nga një çantë të vogël ose valixhe.

Trupat ruse kanë hyrë në Kiev pasi kanë nisur një pushtim të plotë të Ukrainës nga tre drejtime kryesore. Trupat po përparojnë nga veriu; nga lindja nëpër Donetsk, Luhansk, Kharkiv dhe Sumy; dhe nga Krimea në jug.

Dhjetëra objektiva janë goditur, ndërsa trupat ruse janë dyndur në Ukrainë.

Kryeqyteti i Ukrainës është nën sulm të mëtejshëm me raketa ndërsa trupat ruse afrohen nga veriu.

Top Channel