Panik në stacionin e trenit në Kiev, qëllohet me armë në mes të turmës me njerëz

25/02/2022 17:58

Dhjetëra qytetarë në Kiev po përpiqen të largohen teksa forcat ruse po përparojnë më shumë drejt kryeqytetit.

Në pamjet e siguruara nga BBC duket se është qëlluar me armë në ajër në mes të turmës me njerëz në stacionin e trenit duke shkaktuar panik.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Forcat e armatosura ukrainase thanë se Rusia ka pësuar humbje të mëdha. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se 2,800 trupa ruse janë “shuar”.

Është ende e paqartë nëse ky numër ushtarësh janë vrarë, plagosur apo kapur. Ministria ukrainase po ashtu vlerësoi se ka shkatërruar rreth 80 tanke, mbi 500 makina të tjera ushtarake, dhjetë avionë dhe shtatë helikopterë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel