Qytetarët e Ukrainës kaluan një natë pa gjumë dhe ankth pas sulmeve të vazhdueshme ruse.

Këtë mëngjes bashkë me diellin që shkëlqente në qiell, dëgjoheshin edhe sirenat të cilat vajtonin në të gjithë kryeqytetin ukrainas Kiev.

Ato tingëlluan nëpër qytet gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit, ndërsa raketat ruse goditën objekte civile dhe ushtarake.

“Kiev nuk ishte një qytet që u zgjua, sepse pak kanë fjetur“,  tha korrespondenti i BBC Nick Beake.

Në një tjetër incident ndodhi gjatë natës, pasi një avion luftarak ukrainas Sukhoi Su-27 u rrëzua mbi kryeqytet. Fotot nga shërbimet e urgjencës treguan një shtëpi dykatëshe në flakë pasi copëzat e një avioni ranë mbi të, megjithëse ishte e paqartë nëse ato ishin nga avioni Su-27.

Shumë të tjerë tashmë janë arratisur nga Kievi, rrugët që shkonin në perëndim të kryeqytetit ishin të mbushura plot me makina  të enjten.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se trupat e sulmit ajror të vendit hodhën në erë një urë mbi lumin Teteriv në Ivankiv, rreth 50 kilometra në veri të Kievit, në një përpjekje për të parandaluar një kolonë të forcave ruse të përparonin drejt kryeqytetit.

Ndërsa ministria tha se përparimi rus ishte ndalur, informacioni do të sillte sadopak ngushëllim për banorët që strehohen në Kiev.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel