Udhëheqësit e NATO-s deklaruan se do të dërgojnë më shumë trupa në Evropën Lindore pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Askush nuk duhet të mashtrohet nga sasia e gënjeshtrave të qeverisë ruse”, tha 30 liderët në një deklaratë të përbashkët.
NATO i bën thirrje Moskës të tërheqë të gjithë forcën e saj ushtarake nga Ukraina dhe të “tërhiqet nga rruga e agresionit që ka zgjedhur”.
“Vendimi i Presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën është një gabim i tmerrshëm strategjik, për të cilin Rusia do të paguajë një çmim të rëndë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, për vitet e ardhshme”, thuhet në deklaratë.
Në lidhje me dërgimin e trupave në Evropën Lindore, NATO thotë se do të realizojë dërgimin e të gjithë forcës së nevojshme ushtarake për të garantuar ndalimin e avancimit rus dhe një mbrojtje të fortë dhe të besueshme.
“Masat tona janë e mbeten parandaluese, proporcionale dhe jo përshkallëzuese”, citohet nga deklarata.
Top Channel