Jens Stoltenberg ka folur para mediave për situatën nv Ukrainë duke thënë se aleatët e NATO-s kanë aktivizuar planin e mbrojtjes dhe do të përgjigjen me shpejtësi nëse do të ketë sulme.
Stoltenberg: Rusia është kundër zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s, gjë që e ka bërë të ditur, sidomos për Ukrainën. Rusia po e kundërhston rregullin e sigurisë dhe vijon të dëshirojë objektivat që synon. Rusia do të mbajë përgjegjësi për veprimet që po bën. Vendimet e Putin për të nisur agresionin në Ukrainë është një gabim i tmerrshëm për të cilën do të paguajë çmim në vitet në vijim.
Na janë bashkuar partnerë nga e gjithë bota për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Ditën e djeshme, aleatët e NATO-s kanë aktivizuar planin e mbrojtjes dhe të dërgojmë element të forcave të NATO-s në det, në ajër dhe tokë për të forcuar pozicionin tonë dhe të përgjigjemi me shpejtësi nëse do të ketë sulme ndaj nesh. SHBA, Kanada dhe aleatët europianë kanë sjellë trupa në lindje të Europës nëpër vendndodhje të ndryshme, pra jemi duke forcuar pozicionet tona në lindje të Europës. Nuk duhet të ketë hapësirë për keqkuptime, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur aleatët tanë.
Pyetje: A është e mundur një paqe mes Rusisë dhe Ukrainës pas thirrjes së Zelenskit për Rusinë për diskutime?
Stoltenberg: Trupat ruse po ecin drejt Kievit, është një situatë e paparashikuar, ushtria ukrainas, forcat po tregojnë guxim, kurajo duke i rezistuar disa forcave ruse. Diskutimeve mes qeverisë ukrainase dhe ruse, kjo i takon ta vendosi qeveria ukrainase se çfarë do të bëjë më tej, por ne na intereson që Rusia të ndalojë sulmin në mënyrë të menjëhershme, kjo është më e mundshmja për paqen.
Pyetje: Ju e keni vlerësuar rrezikun që mund të vijë nga Rusia për aleatët e NATO-s?
Stoltenberg: Ne kemi një prezencë të mbrojtjes në lindje. Është shumë e rëndësishme për NATO-s që nëse është një sulm ndaj një aleati, është një sulm ndaj të gjithëve. Ne duam të ruajmë paqen, prandaj kemi komunikuar kaq shumë dhe vijojmë të vendosim trupa tek aleatët tanë. Këtë e bëjmë për të parandaluar sulmet dhe mbi të gjitha, nëse lufta përcillet në ndonjë anëtar të NATO-s, jemi të gatshëm të mbrojmë. Kemi folur dhe me Finlandën e Suedinë që sot na u bashkuan në takimin tonë. Ky sulmi i Rusisë në Ukrainë është shkatërrues për popullin ukrainas.
Konferenca për mediat erdhi pas samitit virtual të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s të premten, ku anëtarët folën atë që NATO e ka përshkruar si “kërcënimi më i rëndë për sigurinë euroatlantike në dekada” duke iu referuar sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Top Channel