28/12 21:03
Teksa forcat ruse po përparojnë drejt kryeqytetit ukrainas, autoritetet po i bëjnë thirrje popullsisë të bëjnë çdo gjë që munden për t’i rezistuar trupave.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se si qytetarët qëndrojnë në radhë teksa shpërndahen rreth 1 mijë automatikë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme i kanë bërë thirrje qytetarëve në Kiev që të informojnë për çdo lëvizje të trupave dhe të bëjnë kokteje molotove.
Gjithashtu në rrjete sociale janë publikuar udhëzime se si të përgatiten. Këshilltari i Ministrisë së Brendshme, Vadym Denysko thotë se 18 mijë mitraloza janë shpërndarë në Kiev për të gjithë vullnetarët që duan të mbrojnë kryeqytetin.
Top Channel