Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko u zotua se do të mbrojë Ukrainën duke luftuar personalisht krahas ushtrisë, për të ndihmuar në zmbrapsjen e pushtimit rus.
Klitschko, dikur ish-boksier, e dha deklaratën në emisionin “Good Morning Britain”, ku theksoi se do të mbronte demokracinë dhe sovranitetin e vendit të tij. Ai tha se Putin po përdor retorikë ushtarake dhe dëshiron të shkatërrojë shtetin e Ukrainës dhe sovranitetin e qytetarëve të saj.
“Tashmë është një luftë e përgjakshme. Nuk kam zgjidhje tjetër. Unë duhet ta bëj këtë. Unë do të luftoj, ne po përjetojmë shkatërrim dhe vdekje. Ne do të mbrohemi në të gjitha mënyrat dhe do të luftojmë për lirinë dhe demokracinë”, theksoi Vladimir Klitschko.
Po ashtu, dy vëllezërit e krybashkiakut Klitschkos, u regjistruan në ushtrinë rezervë të Ukrainës në fillim të këtij muaji pasi frika e pushtimit u bë e pashmangshme.
Top Channel