Fotot që kanë mbërritur përmes agjencive fotografike në orët e fundit tregojnë pasojat e para të pushtimit rus të Ukrainës; bombardimet e ndërtesave civile, mbetjet e avionëve ushtarakë, qytetarët që kanë mbetur dhe ata që tentojnë të largohen nga vendi.
Shumica e pamjeve vijnë nga kryeqyteti i Kievit, ku për momentin është mjaft e vështirë të kuptosh se si është gjendja atje. Mediat kanë raportuar se një prani e madhe automjetesh të blinduara ruse janë vendosur në rrethin verior të Obolon dhe në të njëjtën kohë, disa korrespondentë të huaj kanë raportuar se kishin dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime në qendër të qytetit.
Megjithatë, sipas ushtrisë ukrainase, këto lëvizje ushtarake nuk tregojnë se pjesa më e madhe e trupave ruse kanë mbërritur në qytet, por janë disa grupe të armatosura pro-ruse.
Top Channel