Edhe pse i tregoi Rusisë një ditë më parë se e konsideron të papranueshëm sulmin e saj në Ukrainë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk është kursyer në kritika edhe ndaj NATO-s e Bashkimit Europian.
Deri më sot Turqia ka qenë e shumë e hapur dhe e qartë për sa i përket qëndrimit të NATO-s,- u shpreh Erdoan.
“Ky samit nuk duhet të kthehet në një ‘kolorit’ i rëndomtë dënimi. NATO duhet të ndërmarrë një hap më të vendosur”.
Udhëheqësi turk vuri në dukje se, për fat të keq, Bashkimi Evropian dhe të gjithë ata që i përmbahen pikëpamjeve properëndimore nuk kanë treguar ende një qëndrim serioz dhe vendimtar për çështjen e Ukrainës.
“Gjithçka që ata bëjnë është të japin shumë këshilla për Ukrainën. Nuk ka ndonjë hap i veçantë që të jetë ndërmarrë. Këshillat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Hapat për këtë çështje do të diskutohen në samitin e sotëm të NATO-s”, tha lideri turk.
Lidhur me evakuimin e shtetasve turq nga Ukraina presidenti Erdogan tha se rruga ajrore nuk është e sigurt për momentin, kështu që është planifikuar që evakuimi të kryhet me transport tokësor.
“Të gjitha institucionet, qoftë Ambasada, qoftë konsullatat tona të përgjithshme janë të gatshme për të ndërmarrë çdo masë”, siguroi presidenti. /TRT
Top Channel