Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 2 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, humbën jetën dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç.
Janë kryer 2443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 173 qytetarë, në këto bashki:
75 qytetarë në Tiranë, nga 13 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 9 në Durrës, nga 6 qytetarë në Vlorë, Berat, 4 në Rrogozhinë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Elbasan, Skrapar, Maliq, Mallakastër, Lushnje, Patos, Kamëz, Kukës, Shkodër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Lezhë, Dibër, Roskovec, Divjakë, Himarë, Delvinë, Konispol, Memaliaj,
Janë 3159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 408 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,695 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (25 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 173
Të shëruar në 24 orë 408
Të shtruar në spitale 66
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2443
Testime totale 1,738,929
Raste pozitive 271,314
Raste të shëruara 264,695
Raste Aktive 3159
Humbje jete 3,460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 923
Fier 492
Elbasan 360
Vlorë 262
Lezhë 245
Berat 224
Kukës 147
Durrës 143
Gjirokastër 137
Shkodër 128
Korçë 72
Dibër 26
Top Channel