Britania: Rusia në 24 orët e para nuk arriti asnjë qëllim kryesor dhe ka humbur më shumë se 450 trupa

25/02/2022 15:41

Rusia nuk ka arritur asnjë nga qëllimet kryesore në 24 orët e para të pushtimit të Ukrainës dhe ka humbur më shumë se 450 trupa.

Kështu është shprehur këtë të premte ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace për “Sky News”.

Një nga aeroportet e rëndësishme (Gostomel) që po përpiqej të marrte me njësitë e saja elitare nuk u arrit të merret dhe në fakt ukrainasit e rifituan”, tha Wallace.

Unë mendoj se në kundërshtim me pretendimet e mëdha ruse dhe në fakt me vizionin e Presidentit Putin se ukrainasit do të çlirohen dhe do t’i bashkohen kauzës së tij, rezultoi të ishte plotësisht i gabuar”, u shpreh ministri.

Autoritetet ukrainase raportojnë për 137 ushtarakë dhe civilë të vrarë. Ndërkohë 316 persona kanë ngelur të plagosur gjatë sulmeve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet e Rusisë shenjëstrojnë objekte ushtarake dhe civile.

Ai nënvizoi se Ukraina po lufton e vetme përballë Rusisë dhe kërkoi armëpushim me fqinjin rus. Ndërkohë Zelensky tha se kjo situatë nuk mund të përballohet vetëm me sanksione.

Top Channel