Si personazhe filmash/ Fundoset grupi mafioz, dënohen me 215 vite burg, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias Shpërthimet në Ukrainë kanë alarmuar ukrainasit gjatë gjithë ditës, që kur Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi aksionin ushtarak ndaj vendit fqinj.
Qytetarët në Ukrainë kanë xhiruar me celularë momentin e sulmit nga avioni rus. Në pamje duket momenti i panikut dhe frika që kanë përjetuar fëmijët.
Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.
Ata që nuk janë larguar, iu drejtuan me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarë okularë i kanë thënë CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, që kanë marrë sasi të mëdha ushqimi me vete. “Stacionet janë plotë, “, tha një qytetar i Kievit. Dëshpërimi ka pushtuar banorët edhe në zona të tjera si qyteti Chuguev, ku bombardimet ruse kanë shkatërruar shtëpi e një trup i pajetë dergjet në rrugë i mbuluar me batanije.
Top Channel