Skandali në Fiks Fare/ Theri komshiun me thikë, gjykata shpëton vrasësin. Pas denoncimit të Fiksit, Apelit rrëzon vendimin

24/02/2022 20:40

Dy muaj më parë Fiks fare denoncoi skandalin që po ndodhte në drejtëesinë shqiptare dhe mjekësinë ligjore, të cilet po mundoheshin të shpëtonin nga burgu një vrasës.

Blerta Treska, një qytetare nga Korça e cila ngriti zërin se vrasësi i bashkëshortit të saj po del nga burgu si i sëmurë mendorë. Mjekët e mjekësisë ligjore e kanë cilësuar atë me diagnozën- skizofren. Komshiu Apostol Bozhgolli i vrau të shoqin duke e goditur disa herë më thikë për motive banale. Më pas me qetësi kishte shkuar në shtëpinë e tij duke munduar të fshihte të gjitha gjurmët e më pas u shtri të flejë.

Por pavarësisht krimit makabër që kishte kryer autori kishte sjellje normale në komunitet.  Kjo vërtetohet edhe nga një raport i mëparshëm i mjekësisë ligjore ku thuhet se  autori nuk vuan nga asnjë sëmundje psikike dhe është i përgjegjshëm për veprën penale të kryer. Ky raport nuk është pranuar nga avokati mbrojtësit, i cili ka kërkuar riekspertim. Kërkesë që i është pranuar nga ana e gjykatës . Në raportin e fundit mjekët  dalin me një tjeër qëndrim  ku thuhet se autori i krimit duhet të dalë nga burgu me mjekim të detyrueshëm, pasi vuan nga skizofrenia. Ndërkohë bashkëshortja e viktimës thotë se ky raport nuk është i saktë, pasi është marrë vendim bazuar në një kartelë të vitit 1985 dhe një dokument nga spitali  Psikiatrik Elbasan në vitin 1974, të cilët nuk përcaktojnë saktë diagnozën. Kartela e vitit 1985 vendos diagnozën Debilitas, ndërsa dokumenti i vitit 1974 diagnozën skizofren. Bashkëshortja e viktimës Blerta Treska kërkon ndihmën e Fiksit për  drejtësi.

 Fiksi zbuloi të gjithë zinxhirin e falsifikimeve të akteve te ekspertimit për të shpëtuar nga burgu vrasësin që theri më thikë komshun e tij në Korçë. Në investigimin e Fiks fare u tregua sesi mjekët ligjorë nxorën të papërgjegjshëm para ligjit vrasësin, duke paraqitur si prova receta mjekësore që përmbanin mjekime për problemet e sistemit tretës dhe jo mjekime për probleme të shëndetit mendor.

Fiks fare zbuloi sesi u lëshuan këto raporte mjeko ligjore në kundërshtim me ligjin,duke shpëtuar nga burgu vrasësin.

Pas transmetimit në Fiks Fare, në 26 janar të këtij viti Gjykata e Apelit Korçë, rrezoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë,  e cila vendosi mjekim të detyrueshëm për vrasësin dhe pushimin e veprës penale ndaj tij, pasi sipas kësaj gjykate autori i vrasjes nuk mund të dënohet sepse vuante nga sëmundja psikike e skizofrenisë.

Pasi analizoi të gjithë dosjen,  veprimet e prokurorisë, mjekëve ligjore, dhe gjykatës së shkallës së parë,të cilët ishin të mendimit që autori i vrasjes nuk duhej të dënohej sepse vuante nga skizofrenia, gjykata e apelit ia ktheu aktet prokurorisë për vazhdimin e hetimeve  dhe  kryerjen e ekspertimit psikiatrik të autorit të vrasjes me një grup ekspertësh të përbërë nga 3 ekspertë psikiatër.

Pra, të gjitha përpjekjet e mjekëve, prokurorisë dhe gjykatës së shkallës së parë të Korçës për të shpëtuar nga burgu dhe për ta lënë vetëm me mjekim të detyruar njeriun që vrau me thikë në shtëpinë e tij komshiun, u rrezuan nga gjykata e apelit.

Pas investigimit të Fiksit dhe vendimit që mori gjykata e apelit për rrëzimin e pushimit të çështjes , bashkëshortja e të ndjerit falenderoi Fiksin duke e ditur që tek ky emision do të gjente drejtësinë e munguar.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA