Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Gjenerali Bradhyl Kollçaku, në një lidhje Skype për Open tha se sulmi ishte thjesht një çmenduri e Putinit, që kërkon të bëhet një car i vogël.
Kollçaku zbuloi strategjitë e Rusisë për të sulmuar si dhe armatimet e Ukrainës nuk krahasohen me forcat e Putinit.
“Nuk ka ndonjë ndryshim nga planet e zakonshme konservatore, është një sulm nga të gjitha drejtimet por duke përdorur me efikasitet forcat speciale dhe luftën elektronike dhe mbështetjen nga elementë të infiltruar në Ukrainë. Përsëritje e betejave të mëparshme të ndodhura por të avancuara falë teknologjisë.
Mori parasysh edhe pikat e dobëta të Ukrainës. Ka ndërmarrë veprime nga tre drejtime. Kanë përdorur jo vetëm forca tokësore por edhe detare. Duhet pasur parasysh terreni i Ukrainës, që është vetëm fushë, ka vetëm disa lumenj. Kjo është situatë perfekte duke pasur parasysh dhe motin, për të lëvizur mjetet tokësore. Armatimi i Ukrainës, është i vjetër, me përjashtim të anti-tankeve që ka marrë nga Perëndimi. Teknika fluturuese e Ukrainës është e pakrahasueshme me helikopterët, avionët e raketat ruse. Putini kërkon të bëhet një car i vogël, ky është fillimi i fundit të tij,” tha gjenerali.
Top Channel