Balluku flet për inceneratorët: U rrëzua akuza për 430 mln euro vjedhje

24/02/2022 19:44

Nga Komisioni Hetimor, debati për inceneratorët është zhvendosur në Parlament.

Teksa theksoi rëndësinë e këtyre projekteve qw sipas po japin rezultat, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në fjalën e saj tha se ky komision çmontoi një herë e mirë gënjeshtrën e opozitës, duke e kthyer këtë çështje në një kalë beteje politike.

“Nuk janë thjesht inceneratorë që u kthyen në një kalë beteje politike siç kthehet çdo gjë këtu. Këto janë impiante të përpunimit të mbetjeve që kryejnë një sërë procesesh deri në prodhimin e energjisë që do shkojë për këto bashki.  Do të vendosin ata nëse do ta shesin apo jo. E gjitha kjo u shumëzua me zero dhe iu vu numri 430 milionë euro, por që ne që ishim pjesë e komisionit kur iu drejtuam opozitës nga doli kjo shumë , askush nuk arriti të na e thoshte pasi morën atribute gjyqtari.”

Ndërsa u ndal te shifra e shumëpërfolur nga opozita 430 milionë euro ku akuzon qeverinë se ua vodhi shqiptarëve, që Balluku shpjegoi se kjo lidhet me koston e shërbimit të mbledhjes së mbetjeve për 30 vitet e ardhshme.

 “E dini ju çfarë është 430 milionë euroshi i shpikur i zonjës Tabaku.? Është shifra totale që në 30 vitet e ardhshme deri në 2047 do të jetë shifra që do të paguhet për shërbimin e mbledhjes së mbetjeve. Pra, zonja tabaku ka bërë një llogaritje se sa do të kushtojë shërbimi i mbledhjes së mbetjeve.”

Një ditë më parë, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët dëshmoi edhe kryeministri Rama, një seancë maratonë që zgjati për rreth 10 orë rresht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA