Anija turke goditet nga raketat ruse në Detin e Zi

24/02/2022 18:38

Një anije turke është goditur nga sulmet ajrore në Odesa, në Detin e Zi, ndërsa po udhëtonte nga Dnepro-Bugskiy për në Konstancë të Rumanisë.

Sipas MRÇ turke, transportuesi Yasa Jupiter për shkak të goditjes pësoi dëmtime në zonën e ngarkesës, por gjithsesi anija e vazhdoi udhëtimin. Mësohet se ekuipazhi i saj është i sigurtë.

Anijet luftarake të marinës ruse, ndërkohë, po shpalosin sulmin në një ishull të famshëm Zmeiniy (ishulli i gjarpërinjve), në lindje të grykëderdhjes së Danubit.

Ishulli është i famshëm për bazën e tij të stërvitjes Spetsnaz – një nga qendrat kryesore të trajnimit të marinës në ish-Bashkimin Sovjetik, pjesë e Ukrainës.

Anijet po bombardojnë ishullin me predha, me siguri për përgatitjen e zbarkimit të trupave, garnizoni i ishullit po mbrohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA