3.2 mld lekë për fermerët/ Aplikimet hapen në 25 shkurt deri më 25 mars

24/02/2022 19:47

3.2 miliard Lekë do të shkojnë tek fermeri nëpërmjet Skemës Kombëtare e cila do të nisë 25 shkurt e do të përfundoj në datën 25 mars. Për të përfituar nga granti i qeverisë shqiptare fermerët të pajisur me NIPT mund të aplikojnë nëpërmjet portalin e-albania.

Frida Krifca: Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësisë e vitit 2022 do të nisë nesër, kështu fermerët do të kenë mundësi të marrin mbështetjen e nevojshme. E kemi dizenjuar skemën në mënyrë që të fokusohet drejt reduktimit të uljes së kostove të prodhimit për fermerët. Por njëkohësisht edhe ndaj rritjes së produktivitet dhe mbështetjes së strukturave bujqësore që orientojnë prodhimin drejt eksportit.

Nëpërmjet Skemës Kombëtare ministria e bujqësisë do të realizojë dy qëllime uljen e kostos së prodhimit, dhe rritje e konkurrueshmërisë për të dalë në tregun vendas dhe të huaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA