Ukraina, asnjë armë bërthamore/ U hoqën para 30 vitesh! Perëndimi “e tradhtoi”?!

23/02/2022 14:45

Me tregjet e shqetësuara nga mundësia e një pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, një skenar është e sigurt se mund të përjashtohet që në fillim: Përdorimi i armëve bërthamore nga Kievi si mjet pazaresh.

Kjo për arsyen e thjeshtë, se Ukraina nuk ka asnjë të tillë. Në vitin 1994, vendi zgjodhi të heqë dorë nga ato armë, në këmbim të garacinve të sigurisë së vendit nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Rusia.

Marrëveshja njihet si Memorandumi i Budapestit. Ukraina në fakt, nuk është se kishte një arsenal të pavarur, por ra dakord të hiqte ato që ishin armët ish-sovjetike në territorin e saj. Por, siç theksohet në një analizë të Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, ka pasur debate të mëdha mbi vendimin e Ukrainës për të hequr dorë nga armët e saj që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

“Shumë pyesin tani nëse Ukraina do ta gjente veten në gjendjen e saj aktuale, nëse nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë”, theksohet në analizën e Jack Kelly.

“Armët bërthamore shpesh shihen si mënyrë presioni në marrëdhëniet ndërkombëtare; një kërcënim që armiku e di se do të shfaqet gjithmonë mbi ta”, shton ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e kritikoi  ashpër Perëndimin për dështim në përmbushjen e premtimeve ndaj Ukrainës. “Vendi ynë mori garanci sigurie kur zgjodhi të hiqtë dorë nga kapaciteti i tij bërthamor. Ne nuk kemi armë atomike, pra ne nuk kemi siguri”, deklaroi më herët ai gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA