Prej muajit tetor, falë një investimi të BERZH dhe Fondit Shqiptar te Zhvillimit po vijon puna për ndërtimin e rrugës Shëngjin -Velipojë. Ky segment rrugor do të jetë një aks i ri, i cili për nga ana Administrative do të përfshijë Bashkinë Shkodër dhe Bashkinë Lezhë.
Rruga do të jetë paralelisht me vijën e bregdetit që shtrihet midis dy qendrave të banuara, duke ofruar një pamje të veçantë të bregdetit shqiptar dhe duke shërbyer njëkohësisht jo vetëm për lidhjen e tyre por në vazhdimësi edhe për lidhjen më tej me Ulqinin.
Përveçse një rruge panoramike ndërtimi i Segmentit Shëngjin-Velipojë shkurton distancën prej rreth 65 km në 15 km, kohën e udhëtimit nga rreth 1 ore e gjysëm në vetëm 20 minuta dhe shmang trafikun e rrugës Lezhë – Shkodër.
Puna po vazhdon në shpatin e malit, në 500 metrat e fundit ku po bëhet lidhja mes këtyre zonave turistike. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu duke vlerësuar rëndësinë e këtij aksi thotë se po punohet intensivisht.
Me përfundimin e tij, ky aks pritet që ti japë një zhvillim cilësor turizmit por edhe më gjerë, duke sjellë një impakt të drejtpërdrejtë në sektorët socio-ekonomik të këtyre zonave.
Top Channel