Aksi rrugor Elbasan-Librazhd po rregullohet në afërsi të kthesave të Murrashit, për të penguar rrëshqitjet e dherave nga shpati.
Barrierat do të vendosen/instalohen në shpat dhe do të përdoren për të mbajtur shkëmbinj të mëdhenj me energji të lartë kinetike duke rritur sigurinë rrugore, njoftopn Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Rënia e gurëve nga shpati i malit është kthyer në një rrezik të madh për drejtuesit e mjeteve. Nuk kanë munguar rastet kur rruga është bllokuar totalisht nga rënia e gurëve nga shpati i malit dhe janë dashur disa orë për ta pastruar e për të bërë të mundur lëvizjen normale të mjeteve.
Fatkeqësisht, nuk kanë munguar edhe rastet e aksidenteve, teksa shoferët tentojnë të evitojnë gurët në rrugë krijohen përplasje mes makinave. Disa kohë më parë u tentuar të shembet me dinamit një pjesë e faqes së malit, por edhe kjo zgjidhje rezultoi joefikase. Për pasojë, derisa të ketë një zgjidhje përfundimtare të problemit në këtë aks rrugor, në këtë pjesë të rrugës drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes sa herë ka reshje, për shkak të rrezikshmërisë së madhe që paraqitet.
Top Channel