Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 26 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, shtetasi K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. Xh., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel